Evente

EVENTET E FUNDIT NË RADHË

Arratisje në Kohëjetë” një zhytje në artin grafik me teknologjinë e artit imersiv, një ditar hologramik me data të rëndësishme të jetës dhe veprës së Dritëro Agollit, nga backgroundi i tij i pasur si gazetar, poet, shkrimtar, politikan, në kohë e mosha të ndryshme.

“Kubi i Arratisjes”, në Parkun Rinia, nis në datën 28 me një paraçelje me vizitorë të rëndësisë së veçantë si fëmijët me aftësi ndryshe (të Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë). Ai vjen përmes lojës së dritave dhe siluhetave të kohëjetës së Dritëro Agollit, dhe befasive pamore dhe auditive.

Do të vijohet më tej me pasditen e 29 Marsit, në prani të lexuesve, dashamirësve të letërsisë, dhe vizitorët e mirëpritur të datë 30 me pjesemarrjen e Shkollës Nëntëvjeçare “Dritëro Agolli”, dhe pasditja përmbyllëse të dielën në 31 Mars, me praninë e gjimnazistëve të “Sami Frashërit”.

Fondacioni Kulturor “Dritëro Agolli”, gjen një mënyrë të veçantë për t’u thelluar mbi stacione të rëndësishme të historisë sonë përmes jetës dhe veprës së Dritëroit, në dy sisteme, para dhe pas tranzicionit të gjatë, të gjitha këto ardhur mes gjigantografive, filmimeve, ilustrimeve, pikturave dhe portreteve të Dritëroit krijuar nga artistë të njohur e të rinj.

Çdo ditë nga ora 18.00 deri ne 24.00 dashamirësit e Dritëro Agollit, të rinjtë lexues dhe klubeve të leximtarëve, studentë dhe krijues të rinj…

Eventet e kaluara

12

Vite

35

Panaire

160

Vlerësime

URBAN PERPETUAL MOTION

Projekti solli në mendje motivin e lëvizjes, të një kryeqyteti si Tirana, multikulturor, multietnik, multiartistik, gjithnjë në lëvizje nga të gjitha kahet, por që kur është e nevojshme, muzika luhet bashkë. Fondacioni, që mban emrin e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë sonë, inkurajon të rinjtë vecanërisht, që të bëhen pjesë e nismave tona. Me “Urban Perpetual Motion”, u ravijëzua një tjetër hartëzim, ai i pakicave kulturore e shpirtërore, i trashëgimive etnike, që janë pjesë e së tërës trashëgimi kombëtare e globale, e që prej të cilave vetë Dritëroi është frymëzuar e ua ka shpluhurosur motivet dhe gëzimet e jetës siç ndodhi me Baladën “Kali” me trokun e së cilës nisi Danc’ me Baladat apo ashtu si “Pelegrini i prejkohshëm në shtegtim…”, solli Ekspozitën Fotografike “Endem pa Jetoj”.

Dritëroi që i rikthehej episodeve nga rinia e tij si krijues, çmonte ndjesitë e të botuarit të poezisë së parë (Festa e vjershës si me të parë etj…) me lëvdata apo përkorje.

“Së shpejti, projekti i radhës i Fondacionit, do t’i kushtohet shkrimtarëve dhe sidomos personazheve autentike dhe “të krisur” të shkrimtarëve të Ballkanit”

DANC’ ME BALADAT

Show koreografik nga trupa e baletit të të rinjve. Balada “Kali” e Dritëroit erdhi në skenë si një artikulim i ri artistik, në zhanrin kontemporan dhe evokimin e elementeve të folklorit. Me balerinë dhe personifikim të elementeve kryesore të baladës, të cilët transformojnë skenën në një ambient të lirë, pa e kategorizuar atë në ndonjë gjini specifike, porse duke metuar thjesht hapësirën e lirë krijimtare.

Kjo ngjarje kulturore celi siparin e aktiviteteve në kuadër të projektit “Urban Perpetual Motion”, ideuar nga Fondacioni Kulturor Dritëro Agolli, bëri bashkë dashamirës të shkrimtarit, adhurues të letërsisë, artit në përgjithësi, baletit, studentë, artistë të shquar, pedagog, poet, shkrimtarë, e familjarë të poetit, për të përkujtuar së bashku datën e lindjes së shkrimtarit, datën 13 tetor.

Me pjesëmarrësit, të bërë bashkë në harmoni, sepse në atë formë gjërat rriten. U rrit kureshtja e kalimtarëve dhe interesi i ndjekësve online. Mbrëmja u shoqërua me vargje dhe përqafime, fjalë të bukura mirënjohjeje dhe dashuri për veprën dhe figurën e shkrimtarit. Hapja e eventit u mundësua nga një hyrje e koncentruar e përfaqësimit letrar të poetit nga Prof. as. Anila Mullani, e pasuar nga Znj. Elona Agolli, si drejtuesja e Fondacionit dhe e bija e shkrimtarit, e cila i uroi mirëseardhjen të gjithëve në event dhe ofroi një pasqyrë të aktiviteteve pasuese në kuadër të projektit.

Në këndin e ambientit, ndërkohë që zhvillohej shfaqja koreografike, tërhiqte vëmendjen talenti i ri, i cili zuri vend si piktori në lëvizje duke përfunduar portretin e shkrimtarit dedikuar Baladës “Kali”, Oktavio Kazanxhiu. Kishim mes nesh edhe studentin, Denis Fiku, që mbante në duar letrën tek e cila ishte shtypur dorëshkrimi i poetit. Letra e 13 tetorit të vitit 1964, kur ai mbushi 33 vjec. Letër që ai ja dërgoi Sadijes. Interpretimi u dëgjua me kërshëri dhe u pasua nga një grup të rinjsh të veshur me motive të kulturës së endjes, lëvizjes dhe dashurisë.

Shfaqja kontemporane e studentëve të koreografisë dhe nxënësve të shkollës së Baletit ishte një pasqyrë e bukur e mesazhit të Baladës Kali. Mes legjendës së kulturës rome, miqve, epshit dhe së bukurës në vallëzim, shijuam muzikën autentike të punuar me mjeshtëri nga kompozitori Alfred Kacinari. Dëgjuam zërin e shkrimtarit që dikur e kishte regjistruar duke lexuar vargjet e baladës. Shijuam lëvizjet e mirëmenduara të koreografisë së Kozeta Bakiut dhe kërcyem të gjithë së bashku.

Ishte një hapësirë e ngrohtë ku u shkëmbyen biseda të këndshme dhe u vendosën bashkëpunime të mëtejshme në të cilën të gjithë u ndjenë protagonistë të mbrëmjes.

ARTIZANË NË ECJE

U konceptuar si Panair segmenti i Veprimtarive që do të përqendrohen në promovimin dhe përfshirjen e të rinjve parë edhe nga këndvështrimi i Profesioneve dhe të punësuarve në Kulturë dhe Arte (të lëna në dorë të dytë shpeshherë), të rinjve profesionistë që po zbatojnë idetë e veta përmes formulave të suksesshme të biznesit, ndërmarrje të vogla dhe të mesme të drejtuara nga të rinjtë ose nga shtresa në nevojv të përfshira në “bizneset sociale”. E posaçme dhe e veçantë përfshirja e sipërmarrësve dhe bizneseve familjare të komuniteti Rom dhe Egjiptian, me mënyrat tipike të prodhuarit me art produkte artizanale të llojeve unike.

“Artizanë në ecje” ka bërë bashkë piktorë, fotografë, qëndistarë, punues thupre, prodhues vaji etj.

Një prej pjesëmarrësve është dhe Xhenson Cela, novelist i ri, i përfshirë në disa projekte sociale. Ai në bashkëpunim me piktorin e ri, Oktavio Kazanxhiu, kanë sjellë libër me ilustrime, për fëmijë, i përkthyer në turqisht dhe në gjuhën rome. Përveç shkrimit, Xhensoni ka sjellë edhe një projekt të tijin, kukulla me materiale të riciklueshme, sipas imazheve të personazheve reale, liderëve politikë, personazheve historike, apo dhe personazheve të përrallave, por që i bashkon karakteri frymëzues.

Në një tjetër stendë janë vendosur piktura nga fëmijët që frekuentojnë Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”. Mësuesi i pikturës, Sidrit Tarifa, shprehet se janë të gjitha punime të fëmijëve deri në klasën e 9-të, nga familje rome dhe jo vetëm, tek të cilët ai përpiqet të kultivojë bazat e pikturës, por edhe t’i ndihmojë të kalojnë orët e lira në mënyrë kreative.

Ngjitur me piktorët e vegjël, gjendet stenda e Shoqatës “Për një të ardhme më të mirë”, me gra rome dhe egjiptiane, nga qyteti i Cërrikut. Behije Balla, duke na treguar punimet e dorës që ka ekspozuar në stendë, thotë se mundohet që tua përcjellë pasionin e saj, fëmijëve të qendrës, të cilët vijnë nga familje me probleme ekonomike e sociale.

ENDEM PA JETOJ

Fotografi nga jeta dhe praktikat jetësore të komunitetit rom që janë në qendër të Baladës “Kali” përballë Fotovargjeve në ekspozitën “Endem pra Jetoj” që përmblodhi shkrepje dhe punime artistike të frymëzuara nga kultura e endjes, lëvizjes, udhëtimit, pelegrinazhit, vendqendrimet efemere, dhe komuniteti rom. Fotografitë patën të përjetësuar në shkrepje aspekte nga jeta praktikat jetësore të udhëtarëve, pelegrineve, por mbi të gjitha të frymëzuara nga një poezi, varg, fragment, tregim, artikull, personazh i Dritëro Agollit. Përmbajtja kulturore i bëri të mundur një audience të gjerë dhe të ndryshme t’i qasej problemeve sociale dhe të gjitha marrëdhënieve komplekse që lidhen me ata “që shihen ndryshe”. Në një epokë kur të gjithë kanë “ekspozitat personale” dhe vernissage në rrjetet e mbingopura sociale, a ka ende peshë një ekspozitë fotografike e kuruar mirë? Fotot e përzgjedhura iu përmbajtën të njëjtit content: njerëzores të përjetësuar brenda një çasti. 101 poezi

“Në kërkim të thesarit”-Në Ekspozitë– “Në kërkim të vargut për t’u kapur”

Ekspozuesit e fotografive patën mundësinë të shpalosin përmes shkrepjeve të tyre vizionin dhe mënyrën se si ata e shohin motivin e organizimit të kësaj ekspozite, atë të lëvizjes, ndryshimit të vazhdueshëm, vendbanimeve efemere, këndvështrimit psikologjik dhe filozofik, si dhe gjurmët e kësaj lëvizjeje konstante tek shoqëria. Ekspozita fotografike qëndroi e hapur gjatë tri ditëve të panairit dhe pati vizitorë studentë, fotografë profesionist, të apasionuar pas fotografisë, vizitorë në panair me ose pa interesa të drejtpërdrejta tek fotografia, të cilët ndërkohë që njiheshin me shkrepjet e fotografëve pjesëmarrës në ekspozitë, patën mundësinë të njiheshin dhe me projektin “Urban Perpetual Motion”, qëllimin e tij dhe mundësitë e vazhdimësisë së tipologjisë së këtyre projekteve.