Rreth Dritëro Agollit

Jeta e Hershme

U lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.

Krijimtaria

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik.

Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare. Në prozë, bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës Nacional – Çlirimtare. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme.

Tituj të veprave

Në rrugë dolla, 1958
Hapat e mia në asfalt, 1961
Zhurma e erërave të dikurshme, 1964
Shtigje malesh dhe trotuare, 1965
Mesditë, 1969
Komisari Memo, roman, 1969
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973
Njeriu i mirë, tregime – 1973
Nënë Shqipëri, 1974
Njeriu me top, 1975
Fjala gdhend gurin, 1977
Trëndafili në gotë, roman, 1980
Fytyra e dytë, dramë
Mosha e bardhë (dramë)
Udhëtoj i menduar, 1985
Pelegrini i vonuar, 1993
Kalorësi lakuriq, roman – 1996
Vjen njeriu i çuditshëm, poezi – 1996
Arka e djallit, roman – 1997
Teshtimat e lirisë: njeriu, politika dhe kultura1997
Fletorka e mesnatës, 1998
I përndjekuri i dashurisë, poezi – 2013
Prit edhe pak, poezi – 2016
E bukura, lozonjarja, tokësorja Grua, poezi – 2017
Nulla dies sine linea, aforizma – 2017

Disa nga librat më të

Njohura