Dritëro Agolli (13 tetor 1931 – Tiranë, 3 shkurt 2017 Ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.
U lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.
Fondacioni ynë është një Fondacion kulturor, misioni i të cilit është pikësëpari të nxisi e mbështesi idetë e bukura, artin e bukur, talentet të cilat për t’u rritur kanë më tepër nevojë për vëmendje e mbështetje.
Kur e pyetën Dritëroin se sa e vështirë është të bëhesh poet, ai u përgjigj: Kështjella e poezisë është matanë një lumi pa urë. Që të shkosh në Kështjellë, duhet të mësosh notin.